Lajme

Vucic: Erdogani më tha se është e rëndësishme të arrihet një zgjidhje kompromisi me Kosovën

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq ka udhëtuar për në Turqi ku është pritur nga homologu turk, Rexhep Taip Erdogan. Dy presidentët kanë folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Vuçiq ka thënë se në takimin me Erdogan, ky i fundit është shprehur se është e rëndësishme të arrihet një zgjidhje kompromisi me Kosovën.

“Presidenti turk përkrah dialogun mes Prishtinës dhe Begradit dhe beson se është e rëndësishme të arrihet një zgjidhje kompromisi”, ka thënë Vuçiq pas takimit.

Takimi u mbajt në Vilën Vahdettin në Stamboll dhe ishte i mbyllur për shtypin.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button