Lajme

“Nuk ka pushime të shtrenjta, dreka, plazh në orarin e punës”! Reagon PD: Qeveria e darkave tek “Nusreti”

Pas betimit të qeverisë “Rama 3” në presidencë ka ardhur edhe reagimi nga partia Demokratike. Deputetja Oriola Pampuri, duket se e ka vënë theksin më së shumti tek fjalimi i kryeministrit Edi Rama gjatë hapjes së mbledhjes së parë të kabinetit qeveritar, ku foli për etikën e ministrave.

Pampuri thotë se kjo etikë nuk është zbatuar ndonjëherë as nga qeveritë e mëparshme të Ramës dhe lidhur me këtë i ka përmendur edhe disa raste konkrete.

Reagimi i Plotë nga deputetja e PD, Oriola Pampuri:

Propaganda bajate e qeverisë më të korruptuar në Ballkan, i darkave te Nusreti dhe hoteleve 700 euro nata, shfaq si risi kodin e etikës që qysh prej 2013-ës përdori për t’u hedhur hi syve, qytetarëve. Të gjithë e mbajmë mend me sa ‘etikë’ u ngrit sistemi nepotik në qeveri, me sa ‘etikë’ vëllezër e kushërinj ministrash gëzuan paprekshmërinë për t’u kthyer në zota të drogës dhe trafiqeve, duke dëshmuar se fjalët e shumta mbi etikën fshihnin pikërisht mungesën e saj, pasi si atëhere edhe tani, PPP-ja Rama, Doshi, Rakipi, bashkëqeverisjen, e ka me kriimin dhe kundër interesave të shqiptarëve.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button