Rama jemi gati për bashkëpunim me opozitën në çdo moment
Kryeministri Edi Rama shprehu edhe një herë gatishmërinë për të bashkëpunuar me opozitën për reformat.
Rama kërkoi nga partitë opozitare të mos humbasin kohë me fjalë, por të ulen sa më parë për çështje thelbësore.
“Duan ndryshim të sistemit kushtetues, hajde ta diskutojmë, kjo kërkon dialog, gjithsesi disponimi ynë është i plotë dhe qoftë kryetari i grupit apo sekretari i përgjithshë nga ana tjetër janë në çdo moment të gatshëm që sido që ta zgjedhë PD-ja nëse do e zgjedhë një proces dialogu. Menjëherë të vihen në komunikim, nëse duan ta bëjnë në rrugën X apo Y, por koha është e ngushtë. Vitet ikin dhe për të gjithë ata që kanë qenë që në mandatimin e qeverisë së parë, duket sikur ajo ka qenë para 8 muajsh, na duhet të fokusohemi në punën tonë dhe realizimin e programit.”