Me 77 vota pro dhe 53 kundër 1 abstenim, votohet qeveria e re dhe programi i saj
Edi Rama ka marrë votëbesimin e parlamentit për të nisur punën me mandatin e tretë qeverisës. Me 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim është miratuar qeveria e re dhe programi i tij qeverisës. Seanca plenare maratonë e nisur ditën e djeshme në orën 10:00 ka përfunduar mëngjesin e sotëm në orën 06:37.
Rama tha nëse reforma territoriale dhe zgjedhore do jenë të parealizueshme me opozitën, do i bëjmë me popullin.
Rama ia bëri të qartë opozitës se e kanë të shtrirë dorën e bashkëpunimit, megjithatë ia bëri të qartë që për reforma të rëndësishme, si ajo territoriale apo zgjedhore nuk do kenë disponimin e opozitës, por atëherë ata do të zbresin në terren me popullin, teksa u ka dhënë edhe një këshillë, që të mos i lënë diskutimet për minutë të fundit.
“Ato që janë të parealizueshme me opozitën, do i ndjekim me popullin, që të zbresim në popull për reformën territoriale apo zgjedhore, por nëse duan që të kemi diskutim dhe nëse duan që ta synojnë realizimin e këtyre synimeve duhet të flasim, dhe jo të bëjmë gabimin që i kanë lënë gjërat në fund”, tha Rama, teksa siguroi se programi politik i prezantuar do të zbatohet 100%, sigurisht nëse nuk do të dalin të papritura siç ndodhi me tërmetin dhe pandemisë së COVID.