HistoriLajme

Zbulohet mozaiku 3500 vjeçar në Turqi, konsiderohet më i vjetri në botë

Arkeologët kanë zbuluar një mozaik 3 500 vjeçar në Turqinë Qendrore, që konsiderohet më i vjetri në botë.

Mozaiku, i përbërë nga 3 147 gurë me madhësi 3×7 metra, u gjet në Usakli Hoyuk që ndodhet në rrethin Sorgun të provincës Yozgat, ku vëzhgimet sipërfaqësore kanë filluar në vitin 2008 dhe gërmimet në vitin 2012.
”Gërmimet po kryhen bashkërisht nga Drejtoria e Përgjithshme e Trashëgimisë Kulturore dhe Muzeve, Universiteti Bozok dhe Universiteti i Pizës i Italisë”, tha Huseyin Çiftçi, drejtori lokal i Kulturës dhe Turizmit.

“Në studimet shkencore, është përcaktuar se mozaiku i gjetur është mozaiku i parë në historinë botërore. Kallëpi i mozaikut gjithashtu e mbështet këtë, pasi është mjaft primitiv. Ne po planifikojmë ta fitojmë këtë vend në sektorin e turizmit”, tha Çiftçi.
Anacleto D’agostino, ligjërues në Universitetin e Pizës dhe kreu i ekipit të gërmimeve, tha se mozaiku që ata gjetën i përket viteve 1 500 para erës sonë.

Gjithashtu, duke deklaruar se mozaiku është më i vjetri në botë, ai tha se “ne e dimë që ka mozaikë të ngjashëm në Greqi, por ne mendojmë se mozaiku këtu është më i vjetër se ai atje”.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button