Lajme
Shqiptarja përfaqëson shtetin e Nju-Jork në “Miss USA”
Dorina Papraniku, një vajzë e bukur dhe e talentuar, jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku dhe ndjek studimet e larta për Menaxhim Biznes në “City University” të Nju-Jorkut.
Ajo do të konkurrojë në “Miss New York USA”, kompeticion i cili përzgjedh fituesen që do të përfaqësojë shtetin e Nju-Jork në konkursin e madh të bukurisë, “Miss USA”.
Papraniku është modelja shqiptare e cila ka marrë në rrjete sociale edhe mbështetjen e këngëtares së mirënjohur shqiptare, Bebe Rexha.