Lajme

Edhe pak dhe gati, ura më e gjatë në botë do të lidhë Evropën me Azinë

Në proces është faza përfundimtare e ndërtimit të urës spektakolare varëse “Canakkale 1915”.

Kur në mars të vitit të ardhshëm edhe zyrtarisht do të hapet, do të jetë ura më e gjatë në botë e varur dhe njëherit më e gjata në Turqi.

Hapësira e saj më e madhe midis dy shtyllave me një lartësi prej 318 metra do të shtrihet në 2.023 metra, që nënkupton se do të jetë më e gjatë për 32 metra sesa ura aktuale e varur “Akashi Kaikyo” në Japoni, që edhe mban rekordin si ura më e gjatë e varur.

Gjatësia e saj totale do të duhej të ishte 3,563 metra.

“Canakkale 1915” ka marrë emrin nga rajoni me të njëjtin emër që gjendet në veriperëndim të Turqisë.

Ndryshe quhet edhe ura e Dardaneleve, pasi që do të jetë një lidhje midis dy kontinenteve – Evropës dhe Azisë.

Do të jetë pjesë e autostradës 321 kilometra “Kinali-Tekirdag” – “Canakkale-Balikesir” që do të lidhë Trakinë lindore më Anadolinë.

Hapja e urës pritet të ndodh më 18 mars të vitit të ardhshëm, përkatësisht pesë vite pasi është vënë gurthemeli nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button