“Bukë, kripë e zemër”, ambasadorja e SHBA: Nëse një ditë rastis në vështirësi, do të vij në Shqipëri. Bota duhet të nxjerrë mësime nga ky vend i vogël
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim teksa merrte pjesë në eventin ‘Festivali i Kulturës Izrael -Shqipëri’ ka folur me superlativa për shqiparët e Shqipërinë.
Ajo thotë se shumë gjëra fliten për shqiptarët, por kur bota kalon sitauta që duhet të mbajë shënime, shqiptarët ofrojnë “Bukë, kripë e zemër”.
Sipas znj.Kim, nëse një ditë do të rastisë të jetë në vështirësi, do të vijë në SHqipëri për ndihmë teksa bëri apel që bota të nxjerrë mësime nga ky vend i vogël.
‘’Mënyrë e mrekullueshme për të menduar për historinë, kulturën e artin. Janë thënë shumë gjëra për shqiptarët, por e vërteta është se shqiptarët janë njerëz të mikrpitjes dhe kurajos.
Sa herë që dikush është në nevojë, shqiptarët ndihmojnë, e bënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, e ribënë tani.
Kur bota kalon në stiauta që duhet të mbajë shënime, shqiptarët ofrojnë bukë e kripë e zemër.
Jam vërtet shumë krenare që jam këtu, e di si një qënie njerëzore, nëse do të rastis të jem në vështirësi, do të vij në Shqipëri. Këto janë mësime që duhet ti mësojë bota nga ky vend i vogël. Sikurse e përmendi, është një vend i vogël me zemër të madhe. ‘’- tha znj.Kim.