Lajme
Berisha vetëdeklarohet si deputet i grupit parlamentar të PD
TIRANË
Ish-kryeministri Sali Berisha ka depozituar sot në Kuvend shkresën, ku është vetëdeklaruar si deputet i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Kujtojmë se ish-kryeministri Berisha u largua nga grupi parlamentar i PD nga kryedemokrati Lulzim Basha, një ditë para sesionit të ri parlamentar.
Ditën e sotme, Berisha iu bashku vendimit të Bashës dhe deputetëve të tjerë të PD për t’u larguar nga salla e Kuvendit, pa votuar për përbërjen e komisioneve parlamentare.