Lajme
Belgjika kthen mbrapsht shqiptarët, ja çfarë kërkohet?
Një numër shqiptarësh që kërkonin të udhëtonin drejt Belgjikës janë kthyer mbrapsht këtë të diel në aeroportin e Rinasit.
Shkak është bërë një urdhër i lëshuar nga ministria e brendshme belge se të gjithë shqiptarët që udhëtojnë drejt këtij vendi duhet të pajisen me një leje e posaçme e cila duhet të lëshohet nga ambasada e Belgjikës me seli në Sofje të Bullgarisë.
Altin Kuqi, njëri prej qytetarëve tha se kjo kërkesë ‘last minute’ ka shkaktuar rritim te shumë nga pasagjerët. Sipas tij, ky kufizim i lëvizjes jashtë vendin duket si një rikthim i vizave pasi ai shton se edhe në vendin e kontrollit të pasaportave ka pasur policë europiane.
Deri tani nuk ka asnjë lajmërim apo sqarim nga autoritetet shqiptare në lidhje me këtë problem.