Lajme

Mediat serbe shkruajnë për dialogun: delegacioni i Beogradit do të këmbëngul në pesë tema

Bisedimet mes delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës vazhdojnë sot në Bruksel, në kuadër të dialogut teknik të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, raporton Kosovo Online.

Negociatorët kryesorë të Beogradit dhe Prishtinës, Petar Petkoviç dhe Besnik Bislimi, duhej të takoheshin në fund të gushtit, por për shkak të sëmundjes së përfaqësuesve të Prishtinës, ai raund i bisedimeve teknike u shty.
Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë Miroslav Lajçak më vonë caktoi një datë të re për bisedime në fillim të shtatorit.
Të dy delegacionet patën bisedime dypalëshe me Lajçak dhe ndërmjetësuesit e BE dje, dhe një trepalësh i Beogradit, Prishtinës dhe ndërmjetësve të BE -së është planifikuar për sot.

Para këtij raundi të dialogut, Petkoviq tha se delegacioni i Beogradit do të këmbëngul në pesë tema për të cilat ishte rënë dakord më herët, dhe zbatimi i të cilave Prishtina ose shkel ose refuzon plotësisht.

Bëhet fjalë për formimin e Bashkimit të Komunave Serbe, sqarimin e fatit të të zhdukurve, zbatimin e marrëveshjes për drejtësinë, lirinë e lëvizjes dhe vizitat zyrtare dhe zbatimin e marrëveshjes për energjinë.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button