Lajme

Goleadë kundër San Marinos në “Elbasan Arena”, Shqipëri fiton 5:0

Është mbyllur 5 me zero sfida mes Shqipërisë dhe San Marinos në “Elbasan Arena”.

I pari që ka shënuar për kombëtaren tonë ka qenë Rei Manaj në minutën 32.

Më pas ka qenë Qazim Laçi ai që në minutën 58 shënon golin e dytë të takimit, ndërsa në minutën 61 Armando Broja shënon golin e tretë.

Ndërkohë në minutën 68 ka shënuar edhe kapiteni Hysaj.

Nuk ka munguar as një gol i Uzunit në minutën 80 i cili ka shënjuar edhe rezultatin e ndeshjes.

Nga ana tjetër, kuqezinjve u janë anuluar edhe dy gola të tjerë të cilët ishin në pozicion jashtë loje.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button