LajmeOpinion

Stankoviç: Serbia do të vendos veto në aplikimin eventual të Kosovës për anëtarësim në KE

Prishtina sikur edhe deri tani, do të mbetet jashtë institucioneve ndërkombëtare ka deklaruar analisti politik Dejan Vuk Stankoviç duke shtuar se Serbia do të vendos veto në aplikimin eventual të Kosovës për anëtarësim në atë institucion ndërkombëtar.

“Aplikimi për anëtarësim në KE është vendim politik dhe institucional, vendimi politik duhet të jetë unik, , një anëtar e KE mund të vendos veto në anëtarësim” tha ai.

Ai tha se është e sigurt se Serbia si anëtare e KE, do vendos veto në pranimin e Kosovës në atë institucion ndërkombëtar.

Në pyetjen rreth synimit të Prishtinës për aplikim në anëtarësim në KE dhe rreth deklaratës së kryetares së Gjykatës Speciale për krime të pjesëtarëve të UÇK-së Ekaterina Trendafilova se mandati i k[saj gjykate do përfundojë kur KE të njoftojë institucionet në Prishtinë se të gjitha procedurat hetuese para dhomave të specializuara kanë përfunduar, Stankoviç tha se kjo nuk do duhej të ndërlidhej.

Ai tha se aspiratat e Prishtinës për aplikim pranimi në KE është e pavarur nga puna e Gjykatës Speciale.

“Pranimi si anëtar i KE është vendim politik, ndërsa ndërprerja e punës së gjykatës është vendim juridik. Gjykata do të vazhdojë të punoj edhe në në një ardhme, sepse gjykimet nuk do përfundojnë” tha Stankoviç.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button