Lajme

Sllovenia dhe Çekia propozojnë anëtarësimin e shteteve të Ballkanit në Schengen

Sllovenia dhe Republika Çeke pritet që t’i propozojnë shteteve anëtare të BE-së që t’i ofrojë perspektivën e anëtarësimit në Zonën Schengen shteteve ballkanike përpara se ato të jenë politikisht pjesë e familjes evropiane.

Zgjerimi i Bashkimit Evropian për të përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor është një proces kompleks që do të marrë një kohë të gjatë, por deri atëherë te heqim kufijtë mes tyre dhe me BE-në, ka deklaruar kryeministri çek Andrej Babish.

“Pse nuk po flasim për Schengenin? Zgjerimi i Schengenit është shumë më i lehtë sesa zgjerimi i Bashkimit Evropian. Për hir të sigurisë së Evropës, ne gjithashtu duhet të përfshijmë vendet e Ballkanit Perëndimor në Schengen nëse ato i plotësojnë kushtet. Së pari duhet të jetë Serbia, pasi ajo është në rrugën e migrimit ilegal dhe po lufton në mënyrë aktive kundër refugjatëve të paligjshëm”, u shpreh Babishi.

Sipas tij, zgjerimi i Zonës Schengen do të ndihmonte ndjeshëm në ndalimin e migrimit ilegal.

Kryeministri çek e konsideron “absurde” që, për shembull, Bullgaria ka pritur për dhjetë vjet që të përfshihet në Schengen, “ndërsa ruan kufirin më mirë” sesa disa vende të Schengenit.

“Kryeministri slloven Janez Jansha ka premtuar se do ta propozojë këtë si një temë për diskutim në takimin e ardhshëm joformal të Këshillit Evropian më 6 tetor,” shtoi Babishi.

Sllovenia aktualisht mban presidencën e Këshillit të BE -së, dhe përparësia e saj është zgjerimi i BE-së për të përfshirë Ballkanin Perëndimor.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button