Lajme

Vuçiç në konferencë për media me Scholz: Kancelari kërkoi që t’iu bashkohemi sanksioneve kundër Rusisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar në konferencë të përbashkët për media me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, se i është kërkuar qartësisht dhe fuqishëm që t’iu bashkohet sanksioneve të Bashkimit Evropian për Rusinë.

“Ne folëm për situatën e përgjithshme politike në Evropë dhe në botë dhe ai haptazi dhe fuqishëm kërkoi që ne t’i bashkohemi sanksioneve”, tha Vuçiç, pas takimit që pati me Scholzin në vizitën e këtij të fundit në Beograd.

Kancelari gjerman atje po qëndron pas takimit që pati me Albin Kurtin, kryeministër i Kosovës, në Prishtinë.

Vuçiç ka thënë se kanë biseduar edhe për tema të tjera, aspak të lehta edhe ato.

Presidenti serb theksoi se Gjermania aktualisht është investitori më i madh i huaj në Serbi.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button