Lajme

Në Gjermani çmimi i naftës vetëm 15 centë më shtrenjtë se në Kosovë

Teksa në Kosovë çmimet të shtunën sillen mesatarisht rreth 1.75 euro, në Gjermani ato janë rreth 1.90, bazuar në të dhënat e faqes së derivateve atje. Por të ardhurat e qytetarëve të Kosovës janë gjashtëfish më të vogla krahasuar me ata që jetojnë në Gjermani.

Menjëherë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, në Gjermani çmimet e derivateve pësuan rritje të jashtëzakonshme pasi shteti varej shumë nga nafta ruse. Çmimet u bën të papërballueshme për qytetarët, pavarësisht të ardhurave të larta. Sanksionet e Perëndimit vështirësuan edhe më shumë importin e naftës ruse.

Por qeveria e kancelarit Olaf Scholz mori vendim për të hequr akcizën e derivateve nga 1 qershori. Kjo politikë i ka ulur çmimet e derivateve për më shumë se 30 centë. Ky vendim do të jetë në fuqi për tre muaj e verës, deri më 1 shtator. Në këtë periudhë, gjermanët udhëtojnë më shumë.

Ndërkohë, në Kosovë çmimi i derivateve u rrit për gati 10 centë brenda një dite të premten. Çmimet janë rritur edhe më shumë gjatë së shtunës.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button