Lajme

Presidenti i Rajonit të Puglia-s: Rama, një nga liderët më të rëndësishëm të Europës

Presidenti i rajonit të Puljas, Michele Emiliano e ka quajtur kryeministrin Edi Rama si një ndër liderët më të rëndësishëm në Evropë.

Emiliano tha se duhet që të shqyrtohen e plotësohen kërkesat për një ide më të qartë të sistemit universitar mes dy vendeve.

Ai gjithashtu vlerësoi shqiptarët si njerëz të jashtëzakonshëm që kanë bërë hapa të mëdhenj përpara.

“Kemi kaluar shumë gjëra bashkë, prania jua në Puglia është arsye për të qenë krenar, pro është njëherësh edhe arsye që tregon miqësi dhe dashuri. Unë dua që të gjithë të dinë se sa shumë dashuri dhe miqësi kemi hedhur në marrëdhëniet tona. Ndërkohë që ne punojmë, jo gjithmonë arrijmë ta përcjellim në komunitetet tona që miqësia nuk është një nga ato gjëra që ti kujtohesh kur ke nevojë. Miqësia duhet kuptuar në çdo kohë, në çdo çast. Ne kemi mundësinë që të plotësojmë një kërkesë që kryeministri Rama më ka bërë më shumë se një herë, të kemi një ide më të qartë për sistemin universitar.

Do keni mundësi të përcillni tek një lider që unë e konsideroj si një nga liderët më të rëndësishëm të Europës, dhe kjo përtej dimensioneve që ka vendi i tij, po e bëj këtë për shkak të historisë dhe mënyrës sesi ka sjellë paqe në komunitetin e tij, si e ka afruar komunitetin e tij me BE. Ne jemi miq të Shqipërisë pa ‘nëse’ dhe pa ‘por’. Sot kemi mundësi të dëshmojmë me fakte që kjo që po bëjmë sot nuk është thjeshtë zhurma e një fshese të re që po pastron diçka, ne e dimë që miqësia është diçka që duhet të kultivohet çdo ditë. Shqiptarët janë njerëz të jashtëzakonshëm ata kanë bërë hapa shumë të mëdhenj para. Angazhimet që do të merrni përsipër duhet t’i mbani. Ne duhet t’i bëjmë gjërat mirë deri në fund,” tha ai.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button