Serbia furnizohet me tanke nga Rusia
Rusia po vazhdon ta mbështesë Serbinë me mjete ushtarake, ku kësaj radhe i dhuroi tanke dhe makina të blinduara në vlerë prej 75 milionë euro.
Ndaj këtij donacioni rus, ka reaguar eksperti i sigurisë, Drizan Shala.
Ai në një postim në Facebook ka prralajmëruar se Serbia po ecë për Serbinë e Madhe.
“Një lajm jashtë botës së Covidit – Serbia po ecë jo për “Kosovën” por për Serbinë e Madhe”, u shpreh Shala, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Një lajm jashtë botës së Covidit – Serbia po ecë jo për “Kosovën” por për Serbinë e Madhe.
Rusia i dhuroi Serbisë tanke tip “T-72MS” dhe makina të blinduara për qëllime zbulimi tip “BRDM-2MS” me vlerë rreth 75 milionë euro, dorëzimi i të cilave u bë në kazermën e Nishit “Mija Stanimiroviç”.
“Ky është një donacion i Federatës Ruse për Ushtrinë e Serbisë në vlerë prej rreth 75 milionë eurosh, e cila përbëhet nga 30 transportues të blinduar tip ‘BRDM-2MS’ dhe 30 tanke të modernizuar tip ‘T-72 MS’, bazuar në marrëveshjen e rënë dakord në Soçi nga dy presidentët Vuçiç dhe Putin.
Ne i jemi shumë mirënjohës për Federatën Ruse, sepse ky është një përforcim i rëndësishëm për Ushtrinë e Serbisë”, tha ministri i Mbrojtjes, Nebojsa Stefanoviç pas marrjes në dorëzim.