Lajme

Mandrica, fshati i bukur shqiptar në Bullgari

Mandrica është një fshat shqiptar në Bullgari që gjendet në pjesën më lindore të maleve Rodope pranë kufirit bullgaro-grek.

Ky fshat u krijua në vitin 1636 nga disa barinj ortodoksë shqiptarë që furnizonin ushtrinë osmane me produkte qumështi. Ata u lejuan të merrnin një copë toke dhe të mos paguanin taksa. Pjesa më e madhe e shqiptarëve erdhën në shekullin XVIII dhe XIX nga rrethinat e Korçës dhe nga rajoni i Sulit.

Një kishë është ndërtuar në vitin 1718. Banorët i ruajtën veshjet kombëtare suliote deri në shekullin XIX kur fustanella u zëvendësua nga pantallonat trakase, ndërsa veshjet e grave u ruajtën deri në kohën e emigrimit në masë në Greqi.

Banorët e sotëm të fshatit përbëjnë brezin e fundit që e ruajtën këtë trasditë. E konsiderojnë veten si shqiptarë, por shumica prej tyre nuk kanë vajtur kurrë në Shqipëri e as në Kosovës.

Shqiptarët atje janë një pakicë, e klasifikuar si grup etnik në Bullgari. Sipas regjistrimit të vitit 2001 ishin vetëm 278, por numri i tyre i vërtetë është shumë më i lartë dhe ka qenë i tillë; edhe në të kaluarën.

Studiuesi ukrainas Jaranov shkruan se arnautët e Bullgarisë janë të shpërngulur nga Korça, Ohri, Elbasani, Çermenika, Golloborda, diku nga shekulli i XV deri në shekullin e XIX, dhe pastaj janë bartur në Ukrainë. Mes shekullit të XV dhe XVII grupe shqiptarësh nga të dy besimet, si katolikë dhe ortodoksë, u vendosën në disa pjesë të Bullgarisë veriore, dhe një grup në Trakinë jugore. Disa nga ardhësit e parë shqiptarë në Bullgarinë moderne ishin minatorë në Kopilovtsi, një fshat në afërsi të një qendre të madhe minierash.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button