Lajme

Media serbe shkruan për vizitën e Merkel, tregon cili është qëllimi dhe qëndrimi lidhur me Kosovën

“Ardhja e kancelares në largim Angela Merkel në Beograd, është porosi se shteti ynë është lider në regjion” vlerësojnë analistët për “Kurir”, por sipas Paiç, për Merkel dhe Gjermaninë çështja e Kosovës është çështje e mbyllur e duhet njohje e ndërsjellë.

Ish-ambasadori Milisav Paiç, theksoi se largimi i Merkel është fundi i një flete të historisë së Evropës edhe Gjermanisë si shteti më i fortë ekonomik edhe politik evropian.

“Gjermania angazhohet për qëndrim të qartë, e ajo është se çështja e Kosovës, në një mënyrë është çështje e mbyllur dhe aty nuk ka çka të bisedohet përveç njohjes së ndërsjellë. Por fakti se Merkel personalisht nuk ka bërë presion është çështje tjetër”, tha Paiç, duke shtuar se presionet vazhdimisht kanë ardhur nga Bundestagu jo vetëm për Kosovën por edhe për Vojvodinën.

Paiç thekson se vizita e Merkel është mirënjohje simbolike ndaj presidentit Vuçiq sepse ka vënë kontakt shumë të mirë personal që është më shumë se e dobishme.

“Kjo vizitë është me rëndësi sepse edhe njëherë tregon rëndësinë e Serbisë në relacionet evropiane dhe është konfirmim se Serbia është faktor stabiliteti edhe paqe dhe lider dhe vendi qendror në hapësirën tonë”, tha ai.

Paiç shton se mbetet të shihet pas zgjedhjes së qeverisë së re gjermane dhe kancelarit nëse do vazhdojë ky dialog politik apo te kancelari i ri do të kemi partner siç ishte Merkel.

Biseduesi i “Kurir” përfundon se pa bashkëpunimin me Gjermaninë nuk do ishte ky zhvillim i Serbisë dhe rritja e këtillë ekonomike që kemi.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button