Lajme

Vuçiq flet përsëri për “Ballkanin e Hapur”: nuk më intereson për personat që e kundërshtojnë idenë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është shprehur se nuk i intereson për personat që e kundërshtojnë idenë e “Ballkanit të Hapur”.

Ai në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë ka kritikuar Bashkimin Evropian se nuk është duke punuar mjaftueshëm në pranimin e Serbisë si dhe për mbështetjen në fusha të ndryshme siç është ekonomia, duke thënë se bashkë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë e kanë nisur idenë e “Ballkanit të Hapur” për të zgjidhur vet vështirësi që i kanë.

“Filluam të gjejmë vet mënyra për të kapërcyer vështirësitë ekonomike. Kjo është se pse e krijuam mekanizmin tonë për të kapërcyer të gjitha vështirësitë duke përfshirë këtu “Ballkanin e Hapur”. Ne dëshirojmë të kemi qarkullim të lirë pa kufij në të ardhmen”.

“Edhe pse janë disa njerëz që nuk e dëshirojnë këtë sepse nuk e kanë timonin në duart e tyre, por të themi të vërtetën, ne nuk mërzitemi për ata më. Ajo çka dëshirojmë të shohim ne është se çfarë do të jetë e ardhmja për të gjithë ne”, ka thënë Vuçiq.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button