Lajme

33 vjeçari nga Kosova gëlltit telefonin, mjekët ia nxjerin nga barku

Një ndërhyrje e pazakontë është realizuar dje në Klinikën e Gastroentetologjisë në Kosovë.

Një 33-vjeçari i është hequr nga barku telefoni, pasi e kishte gëlltitur katër ditë më parë.

Lajmi u konfirmua nga mjeku i cili tha se fillimisht nga barku i 33-vjeçarit u nxorën kapakët e telefonit e më pas bateria, pasi kjo e fundit konsiderohet më e r rezikshme.

Mjeku shtoi më tej se për nxjerrjen e telefonit është punuar dy orë.

“Më thirrën për një rast, ishte një person që kishte gëlltit një trup të huaj, u desht të bëhet gastroskopia me urg jencë, kur hynëm në lukth e pam që ishte telefoni i ndarë në pjesë tri pjesë. Një pjesë ishte kapaku i përparshëm dhe i pasmi i plastikës, plus bateria brenda. Hyjmë me pajiset që i kemi këtu, njëherë e nxorëm një pjesë, mandej pjesën tjetër, në fund e nxorëm edhe baterinë, nga të gjitha këto pjesë bateria është më e r rezikshmja sepse ajo pjesë ishte ajur dhe mund të shpërt hejë. Mund të lëshojë materie kimike dhe mund t’i shpërt hejë zorrët”, tha mjeku Teleku, raportojnë mediet në Kosovë.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button