Lajme

Mbërrijnë në Shqipëri dy avionë të tjerë me afganë, shkon në 457 numri i të strehuarve në Tiranë e Durrës

Dy avionë të tjerë me afganë mes të cilëve edhe fëmijë kanë mbërritur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shqipëri.

Ministria e Jashtme njofton se në orën 30:50 mbërriti në aeroportin e Rinasit avioni me 154 pasagjerë, 108 prej të cilëve u vendosën në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës.

Ata janë pritur nga vajza e Bashkim Finos, Megi Fino e cila mban postin e zv/ministres së Jashtme.

Ndërsa mëngjesin e sotëm ka mbërritur në Rinas edhe avioni i pestë brenda 72 orësh, me 28 persona në bord të cilët janë vendosur në kryeqytet.

Bashkë me 182 afganët e mbërritur sot në vend shkon në 457 numri i tyre.

Njoftimi i plotë i MEPJ:

“Në orët e para të mëngjesit mbërritën dy avionëve afganë mes të cilëve edhe fëmijë. Në orën 3.50 mbërriti në aeroportin e Rinasit avioni me 154 pasagjerë, 108 prej të cilëve u vendosën në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës. Ata u pritën nga zvministrja e MEPJ, Megi Fino. Ndërsa pak më parë mbërriti avioni i pestë nga Afganistani brenda 72 orëve me 28 persona në bord, të cilët u vendosen në Tiranë. 182 personat e mbërritur sot çojnë në 457 nr e qytetarëve afganë të ardhur në vendin tonë deri tani.”

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button