Lajme

“Si Serbia e Shqipëria” / Presidenti kroat: Nuk kemi më nevojë për këshillat e Blair

Ish-Kryeministri britanik, Tony Blair vizitoi së fundmi Beogradin në cilësinë e këshilltarit të Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç. Blair, që drejtoi Britaninë e Madhe për 10 vjet, nga 1997 deri në 2007-ën u prezantua para zgjedhjeve të 2013 si këshilltar i socialistëve në Shqipëri.

“Nëse ne fitojmë, do të jemi shumë të kënaqur të punojmë me Blair-in, duke u mbështetur te këshillat e tij për organizimin e qeverisë së re dhe riorganizimin e politikës shqiptare. Partia jonë frymëzohet nga vizioni i laburistëve të rinj dhe i Tony Blair-it. Blair ishte shumë i qartë kur tha se dëshironte të na ndihmone dhe unë e besoj”, deklaronte në atë kohë Edi Rama.

Dy vite më vonë, në 2015 Blair dhe kompania e tij u kontaktua nga qeveria serbe për këshillime të Aleksandër Vuçiç, në atë kohë Kryeministër. Pikërisht si këshilltar i tij besohet se Blair vizitoi së fundmi Beogradin.

Duke komentuar këtë vizitë, Presidenti kroat, Zoran Milanoviç thotë se Kroacia e tij nuk ka nevojë më për “të tilla marrëdhënie” me Tony Blair, duke folur për raportet e tij me Shqipërinë dhe Serbinë.

“Ai (Blair) është një prej politikanëve më të mëdhenj në 30 vitet e fundit. Disa janë inatosur me të për shkak të pikëpamjeve të tij për emigrimin, që mbeten ende të njëjta. Kjo është edhe arsyeja se përse ndodhi Brexit. Nuk dua të tregohem i ashpër, por nuk mendoj se Kroacia ka ende nevojë për një raport të tillë, si Serbia dhe Shqipëria”, citohet Presidenti kroat nga Jutarnji List.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button