Lajme

Zgjidhet “dembeli” më i madh në Mal të Zi, qëndroi shtrirë 117 orë

Dubravka Aksiq nga Podgorica është fituese e konkursit tradicional të shtrirjes, i cili u mbajt në Fshatin Etno të Malit të Zi në Donja Brezna, raporton RTCG.

Ajo qëndroi shtrirë për 117 orë, duke thyer rekordin e mëparshëm.

Fituesi do të marrë shpërblim prej 300 euro.

Rekordi i mëparshëm i të qëndruarit i shtrirë ishte 52 orë.

Ndryshe, ky është një konkurs në të cilin Mali i Zi është unik në Evropë, dhe është veçanërisht interesant për shkak të stereotipit të pranuar për këtë komb se ata janë dembelë.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button