Lajme

Parku Arkeologjik i Bylisit, mbi 1000 m² mozaik të periudhës së Antikitetit të Vonë

Parku Kombëtar Arkeologjik i Bylisit është një nga sitet me intensitet të lartë monumentesh brenda mureve fortifikuese të qytetit antik.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti solli sot në vëmendje një nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike në territorin e Shqipërisë, siç është qyteti antik i Bylisit.

Ajo theksoi se Bylisi është parku i vetëm arkeologjik në Shqipëri me mbi 1000 m² mozaik të periudhës së Antikitetit të Vonë si dhe parku i vetëm në Shqipëri me densitetin më të lartë të bazilikave brenda territorit të tij.

Qyteti antik i Bylisit shtrihet sapo del nga qyteti i vogël i Ballshit, 10 km larg tij, në krahun e djathtë të rrugës, ku të bie në sy një varg kodrash të larta.

Teatri i Bylisit është një nga monumentet më të mëdha të kësaj qendre arkeologjike, i cili është ndërtuar në fillim të shekullit të 3-të para Krishtit dhe ka një kapacitet prej 7500 vendesh, që do të thotë që ka qenë një nga veprat më të mëdha të kohës.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button