Vuçiq deklaroi se Serbia gjithmonë do të marrë pjesë në dialog, analisti e zbulon se çfarë fshihet pas kësaj
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi, i ka reaguar presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se Serbia gjithmonë do të marrë pjesë në dialog, pasi dialogu është në dobi të serbëve.
Kamberi ka pyetur Vuçiqin, se duke qenë pro dialogut, pse e ka bllokuar me vite të tëra dialogun me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës. Deputeti shqiptar i ka propozuar Vuçiqit, që ta rifillojnë dialogun “mbi të ardhmen në dobi të uljes së tensioneve midis shqiptarëve dhe serbëve”.
Lidhur me këtë, analisti Adem Bytyçi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se Vuçiqi është për dialog, sepse ka shpresa për realizimin e të drejtave të serbëve në Kosovë.
Bytyçi shton se Serbia nuk do pranoj asnjëherë që shqiptarët t’i kenë të drejtat si i kërkon Serbia.
“Vuçiqi thotë se është për dialog me shqiptarët, pasi që ka shpresa për realizimin e të drejtave të serbëve në Kosovë, të cilat nuk i ka as një minoritet në asnjë shtet të Europës. Kamberi është deputeti më i zëshëm dhe më i guximshën në parlamentin e Serbisë që e kanë pasur ndonjëherë shqipëtarët e Luginës në Parlamentin serb. Serbia ka qenë dhe vazhdon të jetë anti shqiptare, as që do të pranojë që shqiptarët e Luginës t’i kenë të drejtat siç i kërkon Serbia për serbët e Kosovës”, tha ai.
Sipas tij, situatën e ka ndërlikuar miqësia në mes Ramës dhe Vuçiqit. Ai shton se qeveria e tanishme e Shqipërisë nuk është e interesuar për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në shtetet fqinje.
“Situatën edhe më shumë e ka ndërlikuar miqësia Shqipëtaro – Serbe, përkatësisht Rama – Vuçiq, sa u përket të drejtave të shqiptarëve të Luginës nga shteti i Serbisë, ndonëse Qeveria aktuale e Shqipërisë nuk është fare e interesuar për të mbrojtur të drejtat e shqipëtarëve në shtetet fqinje, veqanërisht të drejtat e shqiptarëve të Luginës në Serbi”, ka thenksuar ai.