U luajtën mbrëmjen e djeshme, 2 sfidat e vlefshme për javën e parë të Serisë A ku u regjistruan në total 7 gola. Lacio e Mauricio Sarrit, triumfoi me përmbysje 1-3 ndaj Empolit, teksa në fushën e lojës zbritën plot 4 futbollistë shqiptarë, Ismajli dhe Bajrami te Empoli si dhe Hysaj dhe Muriqi te Lacio. Ndërkohë që Strakosha dhe Asllani e ndoqën ndeshjen nga stoli.
Vendasit e Empolit gjetën të parët rrugën e rrjetës me anë të Bandinelit, i cili realizoi pas asistit të Bajramit, teksa Lacio përmbysi gjithçka në pjesën e parë pas golave të Milinkoviç Saviç, Laxarit dhe Imobiles.
Ndërkohë sfida tjetër mes Torinos dhe Atalantës përfundoi me rezultatin 1-2 në favor të bergamaskëve. Goli i Picolit në minutën 90+3 i dhuroi 3 pikë zikaltërve të Gasperinit. Më herët shënuan Muriel dhe Beloti. Për sa i përket futbollistëve shqiptare, Gjimshiti u aktivizua titullar, ndërsa Berisha dhe Vojvoda e ndoqën ndeshjen e parë nga stoli.