Lajme

Kurti refuzon “Open Ballkan”, gati për Berlin

Qeveria e Kosovës përfundimisht e ka refuzuar nismën e bashkëpunimi rajonal “Open Balkan”.Në vend të kesaj ekzekutivi në krye me Albin Kurti, tani po angazhohet për jetësimin e Tregut të Përbashket Rajonal për të cilin ishin pajtuar liderët e Ballkanit Perëndimor më 2020 në Samitin e Sofjes në Bullgari.

Jeton Zulfaj, këshilltar politik i kryeminstrit të Kosovës ka treguar se çfarë qasje do ta këtë Republika e Kosovës karshi Iniciativave Rajonale.

Ai po ashtu tregoi se a do të firmos Kurti katër ujdi qē Gjermania si themeluese e “Procesit të Berlinit” po kërkon te nënshkruhen më 6 Tetor kur në Slloveni pritet të takohen liderët e rajonit dhe ata të Bashkimit Evropian.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button