Kapitenia e ekipit afgan të futbollit për femra, thirrje FIFA-s, “Shpëtoni shoqet e mia të ekipit”
Kapitenia e ekipit afgan të futbollit për femra i ka bërë thirrje FIFA-s që të shpëtojë shoqet e saj të skuadrës nga talebanët që kanë marrë pushtetin ditët e fundit.
25-vjeçarja Shabnam Mobarez, e cila aktualisht banon në SHBA, i ka kërkuar qeverisë së futbollit që të ndërhyjë. Ajo postoi në Tëitter një bisedë me një nga shoqet e saj, të cilën e kishte pyetur nëse ishte mirë.
“Shoqja ime e ekipit në Afganistan: Jo, nuk jam mirë. E di që ata do të më kërkojnë dhe do të më gjejnë së shpejti. A më ndihmon dot?
FIFA, si t’i përgjigjem unë kësaj pyetjeje? Duhet të veprojmë që të shpëtojmë shoqet e mia të skuadrës. Ato janë motrat e mia”.
E ardhmja e grave në Afganistan duket e zymtë, po të merret parasysh se si u shkelën të drejtat e tyre në këtë vend kur talebanët kishin pushtetin në periudhën 1996-2001. Gratë nuk lejoheshin që të punonin, të studionin apo të vizitoheshin nga një doktor nëse nuk ishin të shoqëruara nga një mashkull i familjes.
Edhe ish-kapitenia e ekipit kombëtar afgan të femrave, Khalida Popal, u kërkoi futbollisteve që të mbyllin profilet në rrjetet sociale dhe të djegin uniformat që të mbrojnë identitetin dhe jetën e tyre.