Lajme

Vuçiç arriti të shokojë edhe kryediplomatin rus me fjalimin e tij!

Edhe një diplomat siç është Sergej Lavror, i cili, sipas të gjitha gjasave, ka parë e dëgjuar gjithçka, u ndal për një moment, i çuditur nga fjalimi i Presidenti të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Vuçiç, duke folur për rreshtimin kah blerja e gazit rus, i dha bagazh emocional diskursit të tij, kështu duke i marrë vëmendjen Lavrovit.

“Nëse ne, sot, këtu, nuk do ta kishim barë tubacionin e gazit në anën ruse, si do të ja kishim dalur? Do të isha varur me litar këtu para juve. Jam shum i lumtur. Kështu që, po, çfarë tjetër të ju them?”, tha Vuçiç.


Dhe, kjo me fraza me litar, Lavrovin e bëri të kthejë kokën.

“Dhe ju them si një njeri që mban përgjegjësi, sepse njerëzit e këtij vendi mua do të më pyesin se pse s’ka elektricitet, pse s’ka gaz? Disa njerëz shqetësohen, dhe pyesin: por kjo po ndodh në gjithë botën, por unë s’mund të jetoj sikurse të jetë në gjithë botën. S’më intereson fare a është kështu në krejt botën. Interesohem vetëm për faktim që populli im ka rrymë elektrike dhe gaz”, tha Vuçiç, dramatikisht.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button