Misteri i piramidave egjiptiane, pse Nikola Tesla ishte i fiksuar pas studimit të tyre
Misteri i Piramidave të Egjiptit i ka tërhequr të gjithë, veçanërisht i fiksuar për të studiuar fenomenet e tyre ishte shkencëtari Nikola Tesla. Tesla është një ndër shpikësit që vdiq i pavlerësuar, po kohët e fundit duket se fama dhe miti i tij është rritur jashtëzakonisht.
Në një artikull të publikuar rreth tij, thuhet se ai ndryshe perceptohet dhe si shkencëtari i çmendur.
Tesla ishte dhe personi që bëri të mundur shpikjen e telefona inteligjentë, të wi-fi, sistemit të furnizimit me energji elektrike AC dhe shumë gjëra të tjera që tashmë janë kthyer në bazë për jetën.
Ndërkaq përveç ideve që Tesla zbatoi dhe patentoi, ai kishte shumë interesa të tjera në fusha të ndryshme kërkimi, disa mjaft ezoterike.
Piramidat egjiptiane ishin një ndër më të pazakontat, ku ndërtimi i tyre misterioz dhe madhështor bënte që interesi i tij të rritej gjithnjë e më shumë.
Tesla besonte se ata i shërbenin një qëllimi më të lartë dhe po i hetonte gjatë gjithë jetës së tij.
Por çfarë gjeti ai aq tërheqës për piramidat?
Ai pyeti veten nëse ata nuk ishin transmetues gjigantë të energjisë, një mendim që përkoi me hetimin e tij se si të dërgonte energji pa tel.
Në vitin 1905, Tesla regjistroi një patentë në SHBA të titulluar “Arti i transmetimit të energjisë elektrike përmes mjedisit natyror”, duke përshkruar modelet për një seri gjeneratorësh në të gjithë botën për koleksionet e energjisë. Ai e pa vetë planetin Tokë, me dy polet e tij, si një gjenerator elektrik gjigant të energjisë së pakufishme. Dizajni i tij në formë trekëndëshi u bë i njohur si piramida elektromagnetike e Teslës.
Nuk ishte vetëm forma e piramidave egjiptiane, por vendndodhja e tyre që krijoi fuqinë e tyre, sipas Teslës. Ai ndërtoi një strukturë kullë të njohur si Stacioni Eksperimental Tesla në Colorado Springs dhe Wardenclyffe Toëer ose Tesla Tower në Bregun Lindor që kërkoi të përfitonte nga fusha e energjisë e Tokës. Vendndodhjet u zgjodhën sipas ligjeve se ku u ndërtuan Piramidat e Gizës, në lidhje me marrëdhënien midis orbitës eliptike të planetit dhe ekuatorit, ku dhe dizajni ishte menduar për transmetimin pa tel të energjisë.
Ndërkohë një tjetër aspekt i mendimit të tij lidhet me numerologjinë. Në artikull theksohet se Tesla ishte një person i pazakonte dhe me cilësi obsesive. Një obsesion i tillë ishin numrat “3,6,9” , të cilët ai besonte se ishin çelësi i universit.
Ai do të lëvizte nëpër ndërtesa 3 herë para se të hynte ose të qëndronte në hotele me numra të ndashëm me 3. Ai bëri zgjedhje të tjera në grupe prej 3. Disa besojnë se obsesioni i Teslës me këta numra lidhej me preferencën e tij për format piramidale dhe besimin se kishte disa ligji themelor matematikor dhe raportet që janë pjesë e një gjuhe universale të matematikës.