Lajme

Dua Lipa poston një video të Vjosa Osmanit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka ripostuar një video të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, në llogarinë e saj në Instagram, ku numëron rreth 70 milionë ndjekës.

Ka qenë Osmani ajo që e ka publikuar një video ku dëgjohet një këngë e Dua Lipës.

“Duke e nisur ditën e dytë në Gjermani me Dua Lipën”, ka qenë përshkrimi i Osmanit.

Këtë video, më pas e ka ripostuar Dua, e cila ka shkruar “Presidentja jonë e di se çfarë bëhet”.

Ndryshe, Dua duket se i ndjek aktivitetet e presidentes, meqenëse jo rrallëherë i shpërndan postimet e saj nëpër rrjete sociale.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button