Lajme

Pas propozimit për “Oscars 2022” – “Zgjoi” i futet garës edhe në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Guanajuato në Meksikë

Ditë më parë u njoftua se Kosova ka propozuar filmin “Zgjoi” për në “Oscars 2022”.

Dhe pas këtij lajmi, duket se ky film nuk do të ndalet pasi raportohet se rrugëtimi i tij do të vazhdojë në Meksikë.

Këtë e ka bërë të ditur protagonistja kryesore e filmit, Yllka Gashi, në një njoftim të bërë në Facebook.

“Zgjoi” nuk ka të ndalur! Rrugëtimi i tij vazhdon në Meksikë në edicionin e 24-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Guanajuato që mbahet nga 17 deri më 26 shtator në qytetet Leon, San Miguel de Allende & Irapuato”.

“Zgjoi” është në konkurrencën ndërkombëtare të filmave të metrazhit të gjatë”, ka thënë ajo.

Ky film ndërkohë ka fituar tri çmime në festivalin prestigjioz të filmit “Sundance Film Festival”. I njëjti po ashtu u shpërblye me çmimin kryesor edhe në festivalin më të madh të filmit në vend, Pri Film Fest.
“Zgjoi” ka për producent Yll Ukën, Valon Bajgorën dhe Agon Ukën; drejtor fotografie Alex Bloom, montazher Enis Saraçi dhe Felix Sandri, dhe me bashkëproducentë, Britta Rindelaub-in, Kristijan Burovskin, Tomi Salkovskin, dhe Paskal Seminin.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button