Lajme

Pse Edi Rama nuk ka pjesë të axhendës takim me presidenten Vjosa Osmani?

Nga pritja shtetërore e deri te dreka zyrtare – kjo është agjenda e Edi Ramës në Kosovë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Rama u prit me ceremoni shtetërore nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ajo që ra në sy nga axhenda e takimeve është se kryeministri nuk nuk ka gjetur një orar të përshtatshëm për të takuar presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.

Nuk dihen ende shkaqet dhe arsyet e kësaj. Rama në axhendën e tij ka takime me të gjithë kryetarët e partive politike në Kosovë.

Osmani dhe Rama në vazhdimësi nuk janë pajtuar për disa çështje, përfshirë edhe mini-Shengenin ballkanik, ku presidentja në detyrë edhe dje, ndryshe nga kryeministri, u shpreh se ky projekt është i dëmshëm për Kosovën dhe Shqipërinë.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button