Lajme

“Kosova është zemra e Serbisë”, Von Cramon pritet me brohoritje në Serbi

Eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, gjatë vizitës së saj në Loznicë të Serbisë, është pritur me brohoritje nga një grup serbësh.

“Kosova është zemra e Serbisë” dhe “Nuk do të na merrni Kosovën”, kanë qenë disa nga shprehjet me të cilat ky grup iu drejtua Von Cramonit gjatë vizitës së saj, raporton N1, përcjell Klankosova.tv.

Ndryshe Von Cramon kritikoi Komisionin Evropian duke thënë se i ka bërë dhuratë presidentit serb Aleksandar Vuçiq para zgjedhjeve të reja në Serbi.

“Është nënshkruar nga komisioneri hungarez (Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi) dhe siç thashë më herët, ka një tendencë për t’i dhënë diçka presidentit serb para zgjedhjeve, gjë që është normale dhe në rregull, por kjo nuk është punë e Komisionit”, u tha ajo gazetarëve.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button