Lajme

Ish-diplomati serb: SHBA-ja s’do të insistojë në zbatimin e mëtejshëm të Marrëveshjes së Washingtonit

Ish-diplomati serb, Zoran Milivojeviq thotë se fati i Marrëveshjes së Washingtonit është në duart e Shteteve të Bashkuara, por se ai nuk beson se vlefshmëria e saj do të zgjas edhe pas 4 shtatorit, kur skadon moratoriumi për moslobimin e Kosovës për njohje të reja, transmeton Gazeta Express.

Milivojeviq tha se ai nuk beson se SHBA-ja do të këmbëngul me vendosmëri që marrëveshja të zgjerohet me kapacitet të plotë dhe deklaroi se vlefshmëria e pjesës së saj ekonomike do të zgjatet, por në një shtrirje më të ngushtë.

Ai thotë se Washingtoni nuk ka treguar deri më tani se do ta respektojë këtë marrëveshje, veçanërisht në lidhje me Kosovën.

Milivojeviq tha se administrata amerikane qëndron fort në njohjen reciproke Kosovës dhe Serbisë.

“Ne nuk kemi detyrime. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i kthehemi politikës së çnjohjes”, tha Milivojeviq.

Milivojeviq tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e bëri të qartë se nuk do ta respektonte marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator të vitit të kaluar, gjatë kohës së presidentit të mëparshëm amerikan Donald Trump.

“Unë nuk besoj se vlefshmëria e marrëveshjes së Washingtonit do të vazhdojë pas 4 shtatorit. Mund të pritet që pala amerikane të ketë parasysh disa lëvizje në sferën ekonomike, ardhjen e DFC dhe disa aranzhime ekonomike, por unë nuk besoj se do të insistojë në zgjatjen e marrëveshjes me kapacitet të plotë”, beson Milivojeviq.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button