Lajme

Në Mal të zi këndohen këngë të rikthimit të ushtrisë serbe, reagon Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj këndimit të një këngeje në Manastirin e Cetinjes në Mal të Zi.

Kënga i kushtohet rikthimit të ushtrisë serbe në Kosovë dhe Hoxhaj për këtë ka thënë se forcat e errëta të fashizmit, të udhëhequra nga Kisha Serbe po rikthehen në këtë vend.

Përmes një statusi në rrjetin social Twitter, Enver Hoxhaj ka shpërndarë një link që tregon se në Manastirin e Cetinjës, i është kënguar këngë rikthimit të ushtrisë serbe në Kosovë.Hoxhaj, ka shkruar se kënga për rikthimin e ushtrisë serbe është bërë nga Rusia dhe interpretuar tani nga përfaqësuesit e tyre në Mal të Zi.

“Forcat më të errta të fashizimit, të udhëhequr nga Kisha Serbe po rikthehen në Mal të Zi! Kënga për rikthimin e ushtrisë serbe është bërë nga Rusia dhe interpretuar nga përfaqësuesit të tyre në vend!”, ka shkruar Hoxhaj në reagimin e tij në rrjetin social Twitter.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button