Lajme

Strehimi i afganëve, Senatori amerikan: Shqiptarët po i tregojnë edhe njëherë botës çfarë është besa

Kryetari i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit Amerikan, Bob Menendez ka përshëndetur vendimin e Shqipërisë për të strehuar refugjatë afganë që janë në rrezik nga talebanët.

Në një postim në rrjetet sociale, senatori Menendez shprehet se populli shqiptar i tregon kështu edhe njëherë botës se çfarë do të thotë “BESA”.

“Unë mirëpres vendimin e qeverisë shqiptare për t’u dhënë një strehë të përkohshme të sigurt atyre që ikin nga sulmet e talebanëve në Afganistan. Populli i Shqipërisë i tregon edhe njëherë botës se çfarë do të thotë “BESA”. Ju keni respektin dhe falenderimet tona,” shkruan Menendez.

Vendimi i Shqipërisë u vlerësua më herët edhe nga ish -Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button