LajmeTurizem

“Ja pse shqiptarët kanë sukses kur largohen nga Atdheu?”

Eksperti i Turizmit, Auron Tare, përmes një postimi në facebook ka sjellë në vëmendjen e ndjekësve të tij rastin e George Tames, një amerikani me origjinë shqiptare i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në fotografinë amerikane.

Duke e pasur pikënisjen nga ky rast, por dhe qindra të tjerë, Tare ngre pyetjen se si ka mundësi që shqiptarët kanë një sukses të madh në profesionet e tyre në momentin që largohen nga Atdheu.

“Duket sikur në momentin që dalim nga malet tona shpërthejmë me energji, energji e cila na çon nëpër hapësirën e madhe të perandorive botërore”, shkruan mes të tjerash Tare.

Postimi i plotë:

Pse shqiptarët bëjnë mirë kur largohen nga Atdheu? Këto pyetje kanë qenë me mua për një kohë të gjatë pasi kam gjetur gjatë udhëtimeve të mia ndikimin e shqiptarëve individualë nëpër botë.

Nga Sudani në Mekë, Perandoria Osmane në Itali, Egjipt dhe shtetin pirat të Magrebit, dhe së fundmi deri në zemër të SHBA-së në DC kam gjetur individë shqiptarë që jo vetëm kanë pasur sukses në zanatet e tyre, por kanë lënë pas një kontribut të madh në brezat që do të vijnë.

Duket sikur në momentin që dalim nga malet tona shpërthejmë me energji, energji e cila na çon nëpër hapësirën e madhe të perandorive botërore, ku disa gjejnë shtigje për të lundruar drejt qendrave të ngjarjeve.

George Tames https://art.state.gov/personnel/george_tames/ fëmija shqiptar që nuk fliste anglisht deri në shkollë dhe kontributi i tij në fotografinë amerikane.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button