Lajme

Vuçiq: Me Kurtin është e pakëndshme të bisedohet, por është edhe më së lehti

Presidenti i Serbisë Vuçiq ka theksuar se me Albin Kurtin e ka të pakëndshme bisedën, por është më së lehti të bisedohet në Bruksel në kuadër të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Ai nuk dëshiron të flas për të ardhmen, atij kjo nuk i intereson fare. Ai nuk bisedon. Është shumë e pakëndshme biseda me të, por edhe më së lehti”, tha Vuçiq, në TV Hepi, ku mbrëmë ishte në intervistë.

Me përfaqësuesit tjerë të Prishtinës, bisedimet ishin më ndryshe, u fol për obligime që nuk ishin lehtë për tu përmbushur, për të ardhmen.

“Tash biseda edhe dialogu është më i lehtë, por është më i pakëndshëm”, tha Vuçiq.

Në pyetjen nga gazetari se çka konkretisht është biseduar në takimin e fundit në Bruksel me Kurtin, Vuçiq ka thënë se ai (Kurti) ka folur se ka pasur tri gjenocide ndaj shqiptarëve dhe nuk ka besuar atë që ka dëgjuar nga Kurti.

Vuçiq më pas shtoi se në Bosnje e Hercegovinë nga ata tjetër flasin për 5 gjenocide që kanë kryer serbët.

“Kjo është një nga hipotezat në regjion se serbët janë popull gjenocid në vazhdimësi. Shqiptarët thirren në territorin e Toplicës, ndërkohë që harrojnë se të gjitha toponimet e Kosovës në të vërtetë janë serbe”, tha Vuçiq.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button