Lajme

Ministri i Mbrojtjes takon kadetët e FSK-së të cilët janë duke u shkolluar në Akademinë Ushtarake në Turqi

Armend Mehaj i cili është Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, është në një vizitë zyrtare në Turqi.

Mehaj ka shkuar në një vizitë edhe në akademinë Ushtarake Tokësore të Turqisë, ku edhe është takuar me disa nga kadetët e FSK-së të cilët janë duke u shkolluar atje.

Armend Mehaj është pritur nga Gjenerali Gultekin Yarali dhe stafin e tij.

Mehaj ka bërë të ditur lajmin me anë të një postimi në Facebook, ku edhe ka thënë se kadetët tanë të cilët gjenden në vende të ndryshme janë edhe ambasadorët tanë, të cilët me sukseset e tyre na bëjnë krenarë gjithmonë.



Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button