Lajme

Rregulla të reja për të gjithë qytetarët e BE-së që duan të udhëtojnë drejt Anglisë

Avokati shqiptar në Londër Naim Hasani me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka treguar rregullat që duhet të ndjekin nga data 1 tetor 2021 të gjithë qytetarët e Bashkimit Europian dhe të Zvicrës që duan të udhëtojnë drejt Britanisë së Madhe.

Sipas avokatit nga data 1 tetor karta identitetit nuk pranohet.
Gjithshtu qytetarët e BE-së kanë të drejtë të shkojnë në Britani vetëm si vizitorë dhe nuk kanë të drejtë të kërkojnë leje qendrimi gjithashtu nuk mund të aplikojnë për të ndryshuar statusin e tyre ligjor.

Statusi i plotë
Nga data 1 tetor 2021, qytetarët e Bashkimit Europian dhe Zvicrës por me përjashtim të Republikës së Irlandës, duhet të përdorim vetëm pasaportat për të hyrë në Britaninë e Madhe.

Nga ajo ditë kartat e identitetit nuk do të pranohen. Nëse udhëtoni me kartë identiteti do të ktheheni mbrapsht në vendin tuaj.

Nga data 1 janar 2021, qytetarët e Bashkimit Europian kanë të drejtë të shkojnë në Britani vetëm si vizitorë.

Leja hyrese ka vlere 6 muaj por mund të qëndroni këtu vetëm 3 muaj.

Gjate kësaj kohe qytetarët e BE-së nuk kanë të drejtë të kërkojnë leje qendrimi dhe nuk mund të aplikojnë për të ndryshuar statusin e tyre ligjor. Nuk kanë të drejte të punojnë as të përfitojnë ndihma nga sigurimet shoqërore, përfshi strehimin.

Nuk kanë të drejtë të s’jedhin familjarët e tyre përveç si vizitorë.

Nëse zyrtarët e kufirit në portë apo aeroporte dyshojnë se do te angazhoheni në punë, kërkoni ndihma apo strehim apo mendoni të qëndroni në Britani përtej vizitës së planifikuar apo të jetoni këtu përtej afatit 6 mujor, qytetarët e BE dhe familjarët e tyre mund të arrestohen dhe dëbohen në vendet e tyre dhe t’ju ndalohet hyrja për 10 vite nga dita e dëbimit.

Nëse qytetarët e BE aktivizohen në aktivitete ekonomike duke punuar me ose pa pagesë gjatë kohës që jane vizitorë, autoritete e emigracionit kanë të drejtë t’i arrestojnë menjëherë bashkë me policinë dhe ti kthejnë në vendet e tyre forcërisht dhe t’ju ndalojnë hyrjen në Britani për 10 vjet. Po ashtu punëdhënësit që i kanë punësuar pa leje mund të gjobiten £10,000 për cdo person të paligjshem që ata marrin në punë.

Rikujtojmë që nga 1 janar 2021 qytetarët e BE dhe familjarët e tyre mund të vërtetojnë se kanë të drejtë për të punuar dhe jetuar në Britani vetëm nëse janë paisur me EU Settled apo Pre-settled status ose kanë përfituar shtetesinë Britanike.

Nëse dëshironi të aplikoni për te qëndruar dhe jetuar në Britani, duhet të aplikoni duke u bazuar në rregullat e emigracionit që janë aktualisht në fuqi.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button