Lajme

Gjashtë amerikane me mision për tri javë në Junik

Gjashtë vajza nga Amerika për herë të parë kanë ardhur në Kosovë.

Për tre javë ato do të qëndrojnë në Kosovë, derisa pjesën më të madhe të kohës do të jenë të përqendruara në Junik me misionin e tyre për vullnetarizëm.

Ato në mëngjes kishin marrë përshtypjet e para nga një shkollë në Junik.

“Juniku është vend i bukur. Nuk kemi menduar se do të na del kështu. Na kanë pritur shumë bukur. Ka disa ditë që kemi ardhur dhe kemi kaluar shumë mirë. Edhe mënyra e procesit mësimorë më ka pëlqyer mjaft shumë”, shprehet nxënësja Jordan Allen.

“Nxënësit këtu janë shumë të mirë dhe të shoqërueshëm. Pothuajse të gjithë e dinë gjuhën angleze. Na kanë premtuar se do të jenë pranë nesh gjatë këtij qëndrimi. Mendoj që këta nxënës kur të rriten do të jenë njerëz të jashtëzakonshëm”, deklaroi amerikania tjetër Camden Clark.

Edhe objekti shkollor në Junik atyre iu pëlqeu mjaft shumë.

“Shkolla është shumë e bukur Brenda. Studentët janë të shoqërueshëm. Ishte kënaqësi të bisedoj me nxënësit”, deklaroi Madison Byseyo.

Drejtori i Shkollës thotë se edhe në të kaluarën kanë pritur vizita nga Amerika.

Vajzat pas shkollës vizituan disa nga kullat karakteristike.

“Kjo pjesë tradicionale është jashtëzakonisht e bukur. Për mua ishte kënaqësi të qëndroj këtu”, shprehet Gina Dickinson.

Safete Gacaferi, drejtuese e shoqatës “Jeta” ka marrë përsipër strehimin e amerikaneve duke lëshuar shtëpinë e saj për qëndrimin e vajzave.

“Vajzat kanë ardhur në mënyrë vullnetare dhe kanë kërkuar strehim në ndonjë familje. Ne fatbardhësisht kemi pasur një shtëpi të lirë në Junik, derisa vet me banim kemi qenë në Deçan dhe ua kemi lëshuar vajzave shtëpinë për kohën që qëndrojnë këtu…Misioni i tyre ishte të bëjnë punë vullnetare, varësisht çfarë ne kemi nevojë”, tregon Safete Gacaferi.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button