Lajme

Von Cramon e cilëson të rrezikshëm “Ballkanin e Hapur”

Viola von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, e ka cilësuar të rrezikshme iniciativën rajonale “Ballkani i Hapur”.

E ftuar në emisionin Interaktiv të KTV-së, Von Cramon ka thënë se kjo nismë është përpjekje për të ngritur një strukturë paralele për bashkëpunimin rajonal që nuk ka gjithëpërfshirje dhe nuk është e bazuar në normat e as standardet e Bashkimit Evropian.

“Nëse nuk ka standarde të BE-së, por që në aspektin e gjerë, doni që t’i sillni dhe t’i ftoni këto vende në Bashkimin Evropian, atëherë duhet t’u përmbaheni standardeve të duhura, duhet t’u përmbaheni vlerave dhe normave të duhura kur e vendosni një sistem të ri. Andaj, unë jam shumë më tepër në favor të Procesit të Berlinit”, ka thënë ajo.

Sipas saj, “Ballkani i Hapur” duket si një konkurrencë ndaj Procesit të Berlinit, por ajo thotë që nevojitet samit i ri apo iniciativa të reja që burojnë nga Procesi i Berlinit, të cilat dëshmojnë se ky proces ia vlen.

Ajo e ka pranuar që pajtohet me argumentet e Qeverisë së Kosovës, nga e cila thuhet se është e përkushtuar për Procesin e Berlinit dhe se nuk e përkrah Ballkanin e Hapur që do t’i jepte Serbisë një hegjemoni ekonomike.

“Jo vetëm Serbisë, por edhe kryeqyteteve të tjera, siç edhe e thashë, por natyrisht jo në një nivel të barabartë dhe kjo mendoj se është jashtëzakonisht e pafat nëse flasim për integrimin e përgjithshëm të rajonit. Po”, ka thënë ajo.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button