Lajme

Reagon Çun Lajçi: “Marri iu qoftë! Pse policia speciale n’kufi? Ti s’ishe UÇK!”

Lajçi përmes një postimi në facebook, gjithashtu ka reaguar edhe për sancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës, ku pati përplasje ndërmjet deputetëve të opozitës dhe Qeverisë.

Lajçi shkruan se dje e ka pa frikën në sytë e atyre që sipas tij, i kanë mbushur xhepat me hajni.

“Pse policia speciale n’kufi?

Çasht ky film? Ky shou me tabela?

Ti s’ishe UÇK!”, citon Lajçi pyetjet e djeshmë në Kuvendin e Kosovës.

Lexojeni reagimin e plotë:

Për Kuvend janë gratë. Mos folni!

Tirqit ma s’i veshi! S’e luej rolin e Isa Boletinit ma! Se dje dëgjova pyetje inferioriteti n’Kuvend. Pashë frikë n’sytë e atyne që i kanë mbushë xhepat hajni!.

Pse policia speciale n’kufi?

Çasht ky film? Ky shou me tabela?

Ti s’ishe UÇK!

E kam ditë se kur ta shohin shqiptarin me tirq e plis tue kalua Ibrin, kanë me thirrë: Ndaleni të çmendunin, se s’duem luftë ma! S’e duem Bislim Bajgorën n’Shalë!

Por pse lepuri iu hyn n’bark nga policia e vet që duel n’kufi, ket s’e kisha kujtua!

Po i bimë trup. Po e çelim thesin e poshtërsive, t’rrenave, t’folklorizmit patriotik!

Boll e keni tjerrë leshin tonë tue i trashë qafat tueja. Tash tjerreni leshin tuej, n’iu pastë mbetë kund mbas veshit e thurni çerdhe strehimi!

Ju e këta, paguet rrymë për serbet n’veri tash e njizet vjet, e neve për 20 euro borxh, na i këputet telat!

Sot talleni herë me vetën herë me Hetën!

E mshefni kokërrën herë n’xhepin tuej herë n’kapuçin e huej!

Marri iu qoftë!

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button