Lajme

Scholz shkruan për ardhjen në Kosovë e Ballkan, zbulon arsyet e vizitës

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka shkruar për vizitën e tij në Kosovë, e para vizitë e tij në Ballkanin Perëndimor që nga marrja e postit.

Scholz ka thënë se ai në këto vizita do që të promovoj procesin e pranimit në BE në nivel lokal si dhe të mbështes shkëmbimin rajonal, apo Procesin e Berlinit.

Ai ka thënë se temë në këto takime do të jetë edhe përgjigja e përbashkët ndaj agresionit rus në Ukrainë.

“Sot dhe nesër unë udhëtoj në Kosovë, Serbi, Maqedoni, Greqi e Bullgari. Unë dua të promovoj procesin e pranimit në BE në nivel lokal dhe të mbështes shkëmbimin rajonal (Procesi i Berlinit). Do të bëhet fjalë gjithashtu për përgjigjen tonë të përbashkët ndaj luftës ruse të agresionit në Ukrainë”, ka shkruar Scholz në Twitter.

Aktualisht, në objektin e Qeverisë është duke u zhvilluar takimi mes Scholz dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button