Lajme

“Dua Lipa bën thirrje për Shqipërinë Etnike”

Ashtu siç ndodhi dy vite më pare me reklamat e Rita Orës, qytetarët serbë vazhdojnë të shprehin urrejtje ndaj gjithçkaje shqiptare. Pak ditë më pare, qytetarët serbë kanë kërkuar nga linja e dyqaneve Puma në Beograd që të largojë menjëherë reklamat e këngëtares shqiptare me fame botërore, Dua Lipa, e cila është imazhi kryesor i kësaj kompanie.

Gazeta serbe “Novosti” shkruan se Dua është një nacionaliste që bën thirrje për Shqipërinë Etnike. “Unë besoj se “Puma” e vendos atë reklamë kudo në vendin tonë, por është për t’u habitur që ata nuk e dinë qëndrimin e saj ndaj Serbisë – tha lexuesi i “Novosti” në një letër drejtuar redaksisë sonë.

“Si mundet që dikush që përhap në mënyrë aktive gënjeshtra për historinë tonë dhe shqiptare të shfaqet në tabelat që zbukurojnë qendrat tregtare vendase? Në këtë mënyrë, populli serb tallet dhe nënçmohet në një kohë kur statusi i krahinës jugore serbe është i çështje e ndjeshme. Nëse nuk e respektojmë veten, pse do të na respektojnë të tjerët”, shprehet një qytetar serb.

Menjëherë pas protestës, dyqanet e Pumas i hoqën billboarder e Dua Lipë,s e cila së fundmi është bërë imazhi kryesor i kompanisë legjendare të modës Versace. Dy vite më pare serbët protestuan për të larguar reklamat e kengëtares tjetër shqiptare me fame ndërkombëtare, Rita Ora, nga qendra e Beogradit.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button