Lajme

A do pushohet nga puna kush nuk bën vaksinën? Manastirliu: Nuk është ky qëllimi por

Stafet mjekësore, arsimtarët dhe studentët janë deri tani grupet ku vaksinimi pritet të bëhet i detyrueshëm pas muajit shtator. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se nisur nga situata e krijuar për shkak të variantit Delta, jo vetëm në vendin tonë por edhe në botë, do të zbatohet plani i detyrimit të vaksinimit për disa kategori.

Por e pyetur nëse do të ketë penalitete dhe rrezik për humbjen e vendit të punës për personat që nuk janë vaksinuar dhe nuk kanë mundësi të bëjnë testin PCR periodik, ministrja tha se nuk është ky qëllimi i fushatës së vaksinimit të detyruar.

“Sa i përket vendimit të marrë nga komiteti teknik i ekspertëve por me rekomandim të komitetit të vaksinimit, pas një vlerësimi të thelluar të situatës së vaksinimit, vijnë si obligime për të rritur mbulesën vaksinale të grupeve të rriskuar që kanë edhe rriskun që lidhet me transmetueshmërinë në ambientet ku ushtrojnë detyrën e tyre.

Nuk është qëllim në vetvete vendosja e pezullimeve apo vendosja e masave në raport me punonjësit, ëdhtë një nxitje më shumë drejt vaksinimit, e në fund të ditës përpjekje për të shpëtuar jetët, jetën e atyre që shërbejnë dhe atyre që marrin shërbime, ndaj ky është qllimi parësor, shtatori do jetë muaj i hapur ku puna nuk do ndalet për të rritur mbulesën vaksinale”, u shpreh ministrja Manastirliu.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button