Lajme

Presidentja e Bankës Evropiane e quan të pasigurt investimin në kriptovaluta

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, deklaroi se kriptovalutat nuk vlejnë dhe nuk kanë asnjë siguri.

Lagarde tha për mediumin holandez “College Tour”, se politikanët duhet të vendosin rregulla për t’i mbrojtur investitorët e papërvojë, që investojnë në monedha digjitale.

“Jam e shqetësuar për ata njerëz që mendojnë se do të përfitojnë, që nuk i kuptojnë rreziqet e që do t’i humbasin të gjitha. Do të zhgënjehen tmerrësisht, prandaj besoj se kjo duhet të rregullohet”, tha ajo.

Këto nuk janë deklaratat e para skeptike të ish-shefes së Fondit Monetar Ndërkombëtar ndaj kriptovalutave. Ajo ndër të tjera pati potencuar se monedhat digjitale kanë mundësi të përdoren për pastrim parash.

Qeveria e Kosovës ka ndaluar prodhimin e kriptovalutave për shkak të krizës energjetike. Të hënën, Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, deklaroi se për pesë muaj qëkur u ndalua prodhimi, vendi ka pësuar humbje 80 milionë euro dëme.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button